TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Ukrainës ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të Rusisë se ajo po tërheq disa nga trupat e saj nga kufiri me Ukrainën.
Duke folur për BBC në një terren stërvitor ushtarak në Ukrainën perëndimore, Voldymyr Zelensky tha se: “Për të qenë i sinqertë, ne reagojmë ndaj realitetit që kemi dhe nuk shohim ende ndonjë tërheqje. Sapo kemi dëgjuar për të.”.
Ai thotë se të gjithë njerëzit normalë presin de-përshkallëzimin.
“Sa i përket kërcënimit, e kam thënë shumë herë se jemi të qetë për çdo kërcënim sepse kujtojmë se e gjithë kjo nuk ka nisur dje. Kjo ka shumë vite që po ndodh”, shton ai.
Zelensky thotë se kur trupat të tërhiqen “të gjithë do ta shohin këtë” – jo vetëm ushtria apo zbulimi, duke shtuar se; “Tani për tani janë vetëm deklarata.”