TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Moti i keq ka përfshirë Brazilin duke shkaktuar edhe përmbytje në zona të ndryshme.
Të paktën 34 qytetarë kanë humbur jetën dhe një tjetër rezulton i zhdukur pas një rrëshqitje dheu , në zonën e quajtur Regua Serrana.
Sekretari i Mbrojtjes Civile, Gil Kempers, raportoi se një nga pikat më kritike është Morro da Oficina , ku një ortek gurësh shkatërroi disa shtëpi.
Në disa komuna është shpallur gjendja e emergjencës dhe është anuluar aktiviteti në shkolla. Ndërkohë nuk është hera e parë që Brazili goditet nga moti i keq, ndërsa ekipe e emergjencës ndodhen në terren për t’i ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar.