BOTA, 18 Tetor 2023, 16:53

“Nuk mund t’i lejojmë terroristët të fitojnë”, Biden nga Izraeli: Hamasi s’përfaqëson popullin palestinez, po dërgojmë ndihma në Gaza

“Nuk mund t’i lejojmë terroristët të

Presidenti amerikan, Joe Biden në një konferencë nga Izraeli theksoi se Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez. Ai theksoi se SHBA-të po bashkëpunojnë me Egjiptin dhe qeveritë e tjera të rajonit për të bërë të mundur kalimin e ndihmave humanitare për më shumë se 1 milionë civilët e zhvendosur në Gaza.

“Jam presidenti i parë që vizitoj Izraelin në kohë lufte. E di që zgjedhjet nuk janë të lehta për një lidership por gjithmonë ka kosto. Kërkon qartësi dhe një vlerësim të ndershëm nëse rruga me të cilën po ecën është objektive. Kështu që shumica e palestinezëve nuk janë Hamas. Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez, ai targeton dhe i përdor familjet e pafajshme në Gaza si shënjestër njerëzore. Njerëzit po vuajnë shumë por edhe ka humbje të jetëve. Humbja e paprecedentë e jetëve dje në spitalin e Gazas, e shkaktuar nga hedhja e një rakete nga grupi terrorist në Gaza.

Qëndrojmë për mbrojtjen e jetëve të civilëve. Gaza ka nevojë për ujë, pajisje mjekësore dhe strehim. Për dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza, ndihma të shkojë tek civilët dhe jo tek Hamasi. Izraeli ka rënë dakord që ndihma humanitare të shkojë nga Egjipti në Gaza por kur të qartësohet se do të demonstrojë edhe njëherë që nuk do të ketë, është edhe një çështje praktike, që të mos pengohet komuniteti ndërkombëtar për të dhënë ndihmën. Po punojmë nga afër me qeverinë e Egjiptit dhe partnerë të tjerë në rajon që të kalojmë ndihma përmes kufirit sa më shpejt të jetë e mundur.”, -theksoi ai. Më tej ai shtoi se nuk duhet t’i lejojnë terroristët që të fitojnë.