BOTA, 17 Tetor 2023, 21:48

Bombardimi i spitalit në Gaza, reagon Erdogan: Brutalitet i paprecedentë, politikat e Izraelit janë çnjerëzore

Bombardimi i spitalit në Gaza, reagon Erdogan: Brutalitet i

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka reaguar pas shpërthimit vdekjeprurës në Gaza, ku kanë mbetur të vdekur sipas autoriteteve, të paktën 500 persona, duke u bërë thirrje ndërkombëtarëve të ndërmarrin masa për të ndalur “mizorinë e paprecedentë të Izraelit në Gaza”.

Në një reagim në “X”, ai shprehet se “të godasësh një spital ku janë të pranishëm gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm është shembulli më i fundit i sulmeve të Izraelit pa vlera themelore njerëzore”.

“Të bombardosh një spital me gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm është shembulli i fundit i sulmeve izraelite pa vlerat më themelore njerëzore. Unë i bëj thirrje gjithë njerëzimit të ndërmarrë veprime për të ndaluar këtë brutalitet të paprecedentë në Gaza”, ka shkruar Erdogan.

Ushtria izraelite ka mohuar që të jetë përgjegjëse për këtë sulm, duke ia faturuar militantëve palestinezë. 

Ministria palestineze e shëndetësisë në Gaza bëri më dije se kishte të paktën 500 viktima si rezultat i një sulmi ajror izraelit në Spitalin Baptist Al Ahli, ndërsa qindra viktima janë ende nën rrënoja.

Nëse konfirmohen pretendimet e Hamasit, atëherë ky do të jetë sulmi dukshëm më vdekjeprurës ajror nga Izraeli në pesë luftërat e deritanishme mes Izraelit dhe Hamasit që nga viti 2008.