BOTA, 18 Tetor 2023, 15:04

E rëndë në Poloni, sulm me thikë në një kopsht fëmijësh në Poznan, plagoset 5-vjeçari

E rëndë në Poloni, sulm me thikë në një kopsht

Alarm në një kopsht fëmijësh në Poznan të Polonisë, kur një burrë sulmoi dhe goditi me thikë një djalë 5-vjeçar.

Fëmija ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa ka marrë plagë të shumta në gjoks.

Autori është 71 vjeç dhe është arrestuar, por nuk bëhen të ditura rrethana të tjera. Për momentin, arsyet e sulmit mbeten të panjohura.