BOTA, 18 Tetor 2023, 16:26

Alarm për bombë në Argjentinë, evakuohen ambasada izraelite dhe ajo amerikane

Alarm për bombë në Argjentinë, evakuohen ambasada izraelite

Ambasadat amerikane dhe izraelite në Argjentinë janë evakuuar për shkak të një kërcënimi me bombë, raportojnë mediat lokale.

Gazeta e përditshme argjentinase La Nacion raporton se dy kërcënime me bombë janë bërë sot në ambasadat në Buenos Aires.

Kujtojmë se alarm për bombë kishte sot edhe në Versajë. Tensionet vinë në një kohë kur Izraeli është në një përplasje të fortë dhe i ka shpallur luftë Hamasit.