TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas propozimit të Kinës për të arritur një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës, Presidenti Zelensky tha se po planifikon që të takohet me homologun e tij në Pekin, Xi Jinping.
Në një konferencë për mediat këtë të premte, Zelensky tha se propozimi i Kinës është një hap i mirë. Deri më tani nuk bëhet i ditur asnjë detaj mbi takimin.
“Unë … besoj se kjo do të jetë e dobishme për vendet tona dhe për sigurinë në botë. Kina filloi të flasë për Ukrainën dhe mendoj se kjo është një gjë e mirë. Por tani lind pyetja, çfarë veprimesh do e pasojnë këtë propozim të Pekinit? Hapat e ardhshëm janë të rëndësishëm” – tha Zelensky.
Zelensky shtoi se ai do të bashkëpunonte me Kinën, vetëm nëse ajo i qëndron ideve që korrespondojnë me ligjin ndërkombëtar ose integritetin territorial.
Të premten, Ministria e Jashtme e Kinës bëri publike një propozim prej 12 pikash që kërkonte rifillimin e bisedimeve të paqes dhe përfundimin e të gjitha sanksioneve të njëanshme kundër Rusisë dhe theksoi kundërshtimin e saj ndaj përdorimit të armëve bërthamore.
Ai gjithashtu theksoi se sovraniteti territorial duhet të ruhet, por mbeti i paqartë se çfarë do të thoshte kjo për Rusinë dhe Ukrainën.
Që nga fillimi i luftës, Kina ka pretenduar neutralitet pavarësisht se ka deklaruar se Rusia ishte provokuar të pushtonte Ukrainën për shkak të zgjerimit të NATO-s drejt lindjes.