BOTA, 16 Maj 2022, 22:39

Nis evakuimi i ushtarëve të plagosur nga uzina Azovstal (VIDEO)

Nis evakuimi i ushtarëve të plagosur nga uzina Azovstal (VIDEO)

Ka nisur mbrëmjen e së hënës një operacion për evakuimin e ushtarëve të plagosur që prej më shumë se 2 muajsh janë bllokuar në uzinën Azovstal të Mariupolit.

Agjencia e lajmeve Reuters tha se kanë qenë rreth 40 autobusë të kryqyt të kuq që kanë marrë të plagosurit.

Ende nuk është e mundur të thuhet se sa ushtarë janë evakuuar dhe se sa të tjerë kanë mbetur brenda.

Evakuimi i tyre u bë pas një marrëveshje me Moskën. Ajo këmbëngul që ushtarët e regjimentit Azov duhet të ulin armën pasi konsiderohen si forca neonaziste.