TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vitaly dhe Alla Taranov ishin bërë prindër disa muaj më parë dhe u martuan brenda në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, e cila ishte prej javësh shënjestër e sulmeve të ushtrisë ruse. Një familje e lindur në rrënojat e luftës.
Fatkeqësisht, burrë e grua humbën jetën më pak se një muaj më vonë, duke lënë fëmijën e tyre jetim. Historia u bë e njohur nga zv.komandanti i regjimentit Azov Sviatoslav Palamar.
“Dy heronj vdiqën. Kjo familje iu bashkua regjimentit Azov pothuajse që nga fillimi i lindjes së tij. Vitaly vdiq më 15 prill gjatë një përleshjeje. Alla, nga ana tjetër, u vra më 8 maj në një sulm ajror nga ushtria ruse. Ata u martuan në Azov.