TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ashpër ndaj sulmeve iraniane që goditën apartamente në qytetin bregdetar Bat Yam, duke deklaruar se “Irani do të paguajë një çmim shumë të lartë për vrasjen e civilëve, grave dhe fëmijëve”.
Nga vendngjarja, Netanyahu e cilësoi situatën si një “kërcënim ekzistencial” për Izraelin, duke shtuar se vendi i tij është përfshirë në një “luftë shpëtimi” për të ndalur agresionin iranian.
“Ne do të arrijmë qëllimin tonë dhe do t’i godasim me një goditje të vetme”, deklaroi kryeministri izraelit, ndërsa theksoi se sulmet e Iranit ishin të qëllimshme ndaj civilëve.
Ministria e Shëndetësisë e Izraelit njoftoi se 12 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total të viktimave izraelite në 15 që nga momenti kur Irani nisi sulmet hakmarrëse ndaj goditjeve të para izraelite.
Një raund i ri sulmesh ndaj objektivave iraniane u njoftua nga Ministri izraelit i Mbrojtjes ,Israel Katz, duke thënë se Teherani do të bëhet Bejrut.
Ushtria izraelite më parë kishte paralajmëruar popullin iranian të evakuonte zonat pranë objekteve të prodhimit të armëve.
Katz shtoi se ushtria do të godasë vendet dhe do të vazhdojë “ta zhveshë Iranin nga lëkura e gjarprit, aftësitë bërthamore dhe sistemet e armëve”.
“Diktatori iranian po e shndërron Teheranin në Bejrut dhe banorët e tij në pengje për hir të mbijetesës së regjimit të tij”, theksoi ai.
Ndërkohë, Izraeli u ka lëshuar një paralajmërim iranianëve që jetojnë pranë objekteve të armëve që të evakuohen, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Zëdhënësi izraelit vuri në dukje se paralajmërimi vlen për të gjitha fabrikat e armëve dhe objektet mbështetëse.
Më parë, Ministri i Jashtëm iranian kishte bërë gjithashtu deklarata nxitëse, duke thënë se sulmet ndaj territorit izraelit do të vazhdonin, pasi vendi i tij është në mbrojtje.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, lëshoi kërcënime të reja kundër Izraelit, ndërsa iu kundërpërgjigj edhe SHBA-së, të cilën e akuzoi për bashkëpunim.
Duke iu referuar Izraelit, ai tha se sulmet kundër tij do të ndalen sapo të ndalojë fushatën e tij ushtarake kundër Republikës Islamike.
“Ne po mbrojmë veten. Mbrojtja jonë është absolutisht e ligjshme. Nëse agresioni ndalet, sigurisht që edhe përgjigjet tona do të ndalen“, tha Araghchi në një takim me diplomatë të huaj.