TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rusia ka bërë të ditur se negociatat mes Kievit dhe Moskës janë duke përparuar veçanërisht lidhur me neutralitetin e Ukrainës dhe heqjen dorë nga anëtarësimi në NATO.
Sipas negociatorit rus, Vladimir Medinsky, ekipet negociuese kanë diskutuar garancitë e kërkuara nga Ukraina për të mos u bërë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Ndërkaq, presidenti Vladimir Putin i tha dje presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se cilat ishin kërkesat e sakta të Rusisë për një marrëveshje paqeje me Ukrainën, ku më kryesorja midis tyre është pranimi nga Ukraina se ajo duhet të jetë neutrale dhe nuk duhet të aplikojë për t’u bashkuar me NATO-n.
Këtë e ka pranuar tashmë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Midis këtyre kërkesave ka edhe të tjera, të cilat më së shumti duket se janë sa për shpëlarë imazhin e Rusisë. Një ndër këto kërkesa është se Ukraina do të duhet t’i nënshtrohet një procesi çarmatimi për të siguruar që ajo të mos jetë një kërcënim për Rusinë.