TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu ka bërë thirrje shteteve europiane që të bojkotojnë anijet ruse.
Në një video-mesazh të publikuar së fundmi, Zelenskyy kërkoi që të gjitha portet evropiane të bllokohen për anijet ruse ndërsa shtoi se të gjitha kompanitë perëndimore duhet që të dalin nga tregu rus.
Sipas liderit ukrainas, nëse Rusia nuk ndëshkohet tani, konflikte të ngjashme mund të nisin në pjesë të tjera të botës.
“Të gjithë evropianët duhet të mbyllin portet për anijet ruse dhe të gjitha kompanitë perëndimore duhet të dalin nga tregu rus, pa mbuluar me marketing dëshirën e tyre për më shumë fitime si Nestle apo Aushan", tha Zelensky.