TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Ukraina do të falë, por nuk do të harrojë. Njerëzit do të kujtojnë të gjithë ata që kanë rënë si rezultat i luftës”. Kështu shkruhej në mesazhin e publikuar në Facebook nga Oleksandra Semidyanova, një vajzë ukrainase që humbi nënën e saj, Olga në luftë dhe që ka bërë xhiron e botës.
Olga ishte 48 vjeç dhe kishte 12 fëmijë, 6 prej të cilëve i kishte birësuar nga një jetimore. Ajo ishte mjeke dhe ishte angazhuar me trupat ukrainase që luftojnë kundër rusëve në rajonet e Donetsk dhe Zaporizhzhya ku shkoi për të ndihmuar të plagosurit. Për këtë, ajo u riemërua si “nëna heroinë”.
Olga ka humbur jetën në që në 3 mars, por vetëm tani lajmi u dha nga shtypi vendas. Familja e saj ende nuk ka mundur ta varrosë trupin e pajetë.
“Ne e dimë se ku është vrarë nëna ime, në cilat fshatra, por nuk dimë kujt t’i drejtohemi për ta marrë trupin në shtëpi. Nuk e dimë as në çfarë gjendje është, nëse është varrosur atje apo është dërguar në ndonjë fshat”, – tha një nga vajzat, Anna, e cila bëri një apel për këdo që mund të japë informacione.
Nuk ishte hera e parë që Olga shkonte në front. Në vitin 2014, kur filloi konflikti në Donbass, ai shpëtoi jetën e dhjetëra njerëzve.