BOTA, 18 Mars 2022, 16:11

Furnizimi me armë i Ukrainës, Rusia kërcënon Perëndimin me luftë

Furnizimi me armë i Ukrainës, Rusia kërcënon Perëndimin

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov në një deklaratë të publikuar së fundmi, ka kërcënuar se të gjithë shtetet që mund të transportojnë armë në Ukrainë, do të cilësohen si shënjestra ushtarake.

Çdo anije e ngarkuar me armë do të jetë “shënjestër legjitime” për Rusinë, sipas ministrit të jashtëm.

“E kemi bërë shumë të qartë që çdo anije që do të futet në territorin e Ukrainës, që ne do të dalim në përfundimin se mban armë, dot ë jetë një shënjestër legjitime,” tha ai në një intervistë televizive.

Lavrov tha po ashtu se sistemet e mbrojtjes raketore sovjetike dhe ruse, të cilat janë në dispozicion të disa vendeve të NATO-s, nuk mund të transferohen ligjërisht në vendet e treta.