TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sanksionet perëndimore kanë nisur të kenë një ndikim të vërtetë mbi Rusinë, tha zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal në një intervistë me CNN.
“Ne po rrisim në maksimum koston e luftës për Vladimir Putin, duke shpresuar se në një moment sanksionet të kenë një ndikim të tillë se Putin do të detyrohet të rishikojë planin e tij për pushtimin e Ukrainë”, tha zyrtari francez.
Udhëheqësit e 27 anëtarëve të Bashkimit Evropian pritet të mblidhen javën e ardhshme në një samit në Bruksel të Belgjikës për të diskutuar rreth luftën së Ukrainës dhe hapave që ata si liderë evropianë do të ndjekin.