BOTA, 17 Mars 2022, 22:01

Zelensky viziton 16-vjeçaren e plagosur në spital dhe mëson se është ‘bërë yll i TikTok’, ja reagimi i presidentit të Ukrainës

Zelensky viziton 16-vjeçaren e plagosur në spital dhe mëson se

Teksa vizitonte një vajzë 16-vjeçare të plagosur në një spital në kryeqytet, Kiev sot, Presidenti Volodymyr Zelensky mësoi se ishte bërë yll i TikTok.

“Të gjithë të mbështesin në TikTok,” i tha atij Katya Vlasenko, raporton BBC.

Automjeti me të cilin udhëtonte familja e adoleshentes, u qëllua nga forcat ruse teksa ata iknin nga vendi.

Presidenti 44-vjeçar sapo i kishte dorëzuar asaj një tufë të madhe me lule dhe tha:

“Nuk është e lehtë, por ne po bëjmë gjënë e duhur”.

Pasi dëgjoi për popullaritetin e tij në platformën e ndarjes së videove, presidenti i Ukrainës e pyeti: “Pra, ne kemi pushtuar TikTok?”, duke qeshur.