TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasi fitores që siguroi në raundin e dytë të zgjedhjeve, Erdogan është betuar si president i Turqisë. Pas 20 vitesh në pushtet, Erdogan ka siguruar edhe 5 vite të tjera në krye të Turqisë. Zgjedhjet në fjalë u mbajtën me 28 maj
“Si President do të mbroj ekzistencën dhe pavarësinë e shtetit, integritetin e pandashëm të atdheut dhe kombit, sovranitetin e pakushtëzuar të kombit.
Në prani të Kombit të Madh turk dhe historisë, betohem për nderin dhe dinjitetin tim që nuk do të devijoj nga ideali i të gjithëve për të përfituar nga të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, se do të punoj me të gjitha forcat për të mbrojtur nderin e Republikës së Turqisë dhe për të përmbushur detyrën time me paanshmëri”, tha Erdogan.
Në ceremoninë e betimit të Erdogan në Asamblenë e Madhe Kombëtare janë të pranishëm 21 krerë shtetesh dhe 13 kryeministra, ish-presidentë, ministra të jashtëm dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.