BOTA, 24 Mars 2022, 14:35

NATO: Do të rrisim mbështetjen ushtarake në Europën Lindore

NATO: Do të rrisim mbështetjen ushtarake në Europën Lindore
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Udhëheqësit e NATO-s kanë rënë dakord të forcojnë mbrojtjen në Europën Lindore në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, sipas BBC

“Ne kemi aktivizuar planet e mbrojtjes të Aleancës. Kemi vendosur njesitë e Forcës së Reagimit të NATO-s dhe 40,000 trupa në krahun tonë lindor”, thanë udhëheqësit e NATO-s në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve në Bruksel.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më herët se katër grupe të reja beteje do të dërgohen në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani.