BOTA, 24 Mars 2022, 08:51

Lufta Rusi-Ukrainë, Stoltenberg: Hapi i parë është dyfishimi i pranisë ushtarakë në Europën Lindore

Lufta Rusi-Ukrainë, Stoltenberg: Hapi i parë është dyfishimi

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur përpara fillimit të samitit të sotëm.

Ai tha se aleatët janë treguar të gatshëm të mbështesin Ukrainën në të drejtën e saj themelore për mbrojtje, duke nënvizuar faktin se detyra kryesore e aleancës ushtarake është mbrojtja e anëtarëve të NATO-s.

Për shkak se Ukraina nuk është anëtare, aleanca nuk ka dërguar trupa në vend, megjithëse ka rritur praninë e saj ushtarake në vendet fqinje të NATO-s.

Stoltenberg tha se udhëheqësit e NATO-s do të flasin sot për një “rivendosje të trupave për parandalimin dhe mbrojtjen e aleancës në një afat më të gjatë”.

“Hapi i parë është krijimi i katër grupeve të reja në pjesën lindore të aleancës, në Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki,” tha ai.