TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari italian Sigfrido Ranucci, drejtues i emisionit investigativ Report në RAI, ka folur pas atentatit të rëndë me eksploziv ndaj tij.
“Ishte ora 10 e mbrëmjes të enjten, kur shpërtheu një mjet shpërthyes me rreth një kilogram lëndë eksplozive, i përgatitur nga ekspertë. Ishte vendosur në makinën time, e cila shpërtheu bashkë me atë të vajzës sime. Për fat të madh, ajo ishte kthyer në shtëpi pak minuta më parë. Fuqia e shpërthimit mund të na kishte vrarë të dy", tha Ranucci.
Gazetari shtoi se ende nuk e kupton arsyen e sulmit, por beson se qëllimi ka qenë frikësimi i tij:
“Është vendosur në një pikë ku unë kaloj çdo ditë. Mesazhi që duan të japin është se mund të të godasin kur të duan. Qëllimi i tyre është të na trembin, por kjo është një mision i pamundur,” u shpreh ai.
Autoritetet italiane po hetojnë ngjarjen, ndërsa pista kryesore lidhet me punën investiguese të gazetarit, i njohur për denoncimet ndaj korrupsionit dhe lidhjeve të errëta politike e mafioze në Itali.