TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën, mes tyre dy fëmijë, si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore nga forcat ruse në Ukrainë.
Autoritetet ukrainase bëjnë me dije se dhjetëra raketa dhe dronë u lëshuan gjatë natës, duke shkaktuar shkatërrime të konsiderueshme në disa qytete.
Një prej goditjeve më të rënda ndodhi në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në vend, ku një çerdhe u përfshi nga shpërthimet. Në kryeqytetin Kiev janë raportuar dëme të shumta materiale, ndërsa 27 persona kanë mbetur të plagosur, përfshirë edhe fëmijë.
Në një reagim për situatën në Ukrainë, presidenti amerikan Donald Trump bëri të ditur se planet për një samit të afërt në Budapest me presidentin rus Vladimir Putin janë shtyrë.
Sipas Trump, ai nuk dëshiron një “takim të kotë”, duke lënë të kuptohet se mungesa e progresit në çështjen e Ukrainës po ndikon në diplomacinë ndërkombëtare.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se këto sulme tregojnë qartë se Moska nuk ndjen presion të mjaftueshëm për të ndalur agresionin ndaj Ukrainës.
Nga ana tjetër, Kremlini ka hedhur poshtë thirrjet për armëpushim në vijën aktuale të frontit, të bëra si nga Trump, ashtu edhe nga disa liderë europianë. Zëdhënësi i Kremlinit.
Dmitry Peskov, konfirmoi se përgatitjet për një takim Trump–Putin vazhdojnë, edhe pse ende nuk është caktuar një datë konkrete. Ai theksoi se një samit i tillë është “një dëshirë e ndërsjellë” e të dy presidentëve, por kërkon përgatitje të kujdesshme.