TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Szolnok të Hungarisë, një autobus u përplas me murin e një shkolle, duke shkaktuar shembjen e murit dhe shkatërrimin e plotë të pjesës së përparme të autobusit.
Si pasojë, shumë pasagjerë u lënduan, disa në gjendje kritike, raporton media lokale.
Për fat të mirë, aksidenti nuk shkaktoi dëmtime brenda klasave, pasi nuk kishte mësim në kohën e përplasjes.
Një turmë e madhe prindërish, nxënësish, mësuesish dhe banorësh vendas u mblodhën në vendngjarje. Policia shpërndau pjesërisht turmën për të lehtësuar operacionet e shpëtimit.