BOTA, 7 Qershor 2022, 10:38

Moska në mbështetje të “Open Balkan”, reagon Presidenca e Kosovës: Lavrov e shikon si instrument për të promovuar hegjemoninë ruse dhe serbe

Moska në mbështetje të “Open Balkan”, reagon

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ka shfaqur përkrahjen e Rusisë për iniciativën “Ballkani i Hapur”, të cilën e ka cilësuar si nismë të Serbisë.

Pas kësaj dekarate nga ministri rus, ka reaguar edhe Presidenca e Kosovës.  Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se tani po dëshmohet që “Ballkani i Hapur” ka për qëllim hegjemoninë ruse në Ballkan.

“Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov, konfirmon hapur lidhjen në mes synimeve hegjemoniste të Rusisë në Ukrainë dhe synimeve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës.

Për më tepër, Lavrovi e sheh nismën e ‘Ballkanit të Hapur’ si një instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia dhe për të prishur integrimin në BE dhe NATO”, shkroi sot Vela në Twitter.