BOTA, 6 Qershor 2022, 22:05

Boris Johnson i mbijeton mocionit të mosbesimit, por merr goditje të konsiderueshme nga konservatorët

Boris Johnson i mbijeton mocionit të mosbesimit, por merr goditje të

Mbretëri e Bashkuar - Kryeministri Boris Jonhson i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit, duke siguruar  211 vota pro tij. Ai do të vijojë detyrën si kryeministër. 

Kundër Johnson kanë votuar një numër i konsiderueshëm i konservatorëve, 148 deputetë. 

Pyetja që u shtrua për deputetët ishte; A keni besim tek Boris Johnson si lider i konservatorëve? Votimi ishte i fshehtë. 

Johnson ka qenë në fokus të kritikave për shkak të festave në Downing Street gjatë pandemisë dhe rritjes së kostove të jetesës si pasojë e luftës në Ukrainë. Konservatorët pësuan humbje në zgjedhjet lokale të mbajtura pak kohë më parë. 

Sipas sondazhit të fundit të YouGov në 5 maj, kryeministri i ka kuotat e ulëta dhe për momentin është në -45 pikë. Kulmi i pakënaqësise ndaj Johnson arriti në fillim të vitit, kur kuotat e tij arritën në -52 pikë.