TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov ka akuzuar Yevgeny Prigozhin për “arrogancë”. Gjithashtu ai ka paralajmëruar se kjo karakteristikë e tij është jashtëzakonisht e rrezikshme.
Në një postim në Telegram pas shpalljes së marrëveshjes për t’i dhënë fund rebelimit të Wagner, udhëheqësi çeçen pretendon se arsyeja e veprimeve të Prigozhin është zemërimi.
Sipas Kadyrov, zemërimi i liderit mercenar për një sërë marrëveshjesh biznesi të dështuara është arsyeja e rebelimit të armatosur që ai organizoi.
Kadyrov, një mbështetës për një kohë të gjatë të Putinit, tha gjithashtu se ai e kishte këshilluar më parë Prigozhin të “lënë mënjanë” ankesat e tij, por këshilla e tij ra në vesh të shurdhër: “Unë fola me Prigozhin, e inkurajova që të mos përziejë ambiciet e tij të biznesit me çështje me rëndësi kombëtare. Mendova se më kishte dëgjuar, por siç pamë, zemërimi i tij po rritej gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës”.
Kadyrov u bëri thirrje mercenarëve që të marrin vendimet e tyre me maturi, përndryshe rezultati mund të jetë “katastrofik”.