BOTA, 13 Tetor 2025, 19:50

Masakër në ndeshjen e futbollit në Ekuador, 6 të vrarë dhe 17 të plagosur! Përleshja për shkak të…

Masakër në ndeshjen e futbollit në Ekuador, 6 të vrarë

Gjashtë persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën në një sulm bandash të dielën në mbrëmje, gjatë një ndeshjeje futbolli amator, në një lagje të Guayaquil (jugperëndim), njoftoi sot policia ekuadoriane.

Rreth orës 23:00, 6-7 persona që udhëtonin me motoçikleta dhe dy SUV, “hapën zjarr”, sipas policisë. Të paktën 85 gëzhoja u gjetën në vendngjarje.

Dy persona u vranë në vend dhe katër të tjerë ndërruan jetë nga plagët e marra pasi u dërguan në spital.

Dy nga të vdekurit kishin precedentë të rëndë kriminalë, tha policia, duke ia atribuar incidentin një larjeje hesapesh midis bandave rivale, që luftojnë për kontrollin e trafikut të drogës. Dy të dyshuar u arrestuan dhe po merren në pyetje.

Një qendër për kartelet e kokainës në SHBA dhe Evropë, Ekuadori është i përfshirë nga dhuna e bandave. Megjithëse Presidenti Daniel Noboa ka mbajtur një qëndrim të ashpër për shpërbërjen e organizatave kriminale, më shumë se 4,600 vrasje u regjistruan në gjysmën e parë të vitit në vendin me 18 milionë banorë.

Nnjë numër që është rritur me 47% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.