TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një incident është regjistruar në parlamentin izraelit. Teksa presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ishte duke mbajtur fjalën e tij, një anëtar i Kuvendit është ngritur në këmbë dhe ka “shpërthyer” ndaj presidentit amerikan.
Presidenti i SHBA Donald Trump po mbante fjalën e tij në Parlamentin izraelit. Trump u shpreh se arritja e marrëveshjes nuk shënon vetëm fundin e luftës dhe terrorit, por edhe nisjen e një periudhe shprese jo vetëm për Izraelin por për rajonin.
Presidenti amerikan shtoi se 20 pengje janë kthyer sot në shtëpitë e tyre.
Trump: "Nder i madh të mblidhemi në një ditë gëzimi, një ditë ku falenderojmë Zotin. Pas 2 vitesh të tmerrshme, 20 pengje me kurajë u kthyen pranë familjeve. 20 anëtarët të familjeve po kthehen në shtëpi, gjatë kësaj periudhe me luftë sot qiejt janë të qetë, sirenat kanë pushuar dhe toka e Izraelit dhe rajonit është në paqe falë Zotit. Ky nuk është vetëm fundi i luftës, por undi i një epoke terrori dhe fillimi i një kohe shprese për Izraelin dhe gjithë rajonin".
Por fjalimi i presidentit amerikan do të ndërpritej për disa çaste, pasi deputetë të parlamentit izraelit mësynë drejt foltores, por përplasja fizike u shmang falë ndërhyrjes në kohë të forcave të sigurisë, që bënë të mundur izolimin dhe largimin e tyre nga salla.
Fjalimi i presidentit amerikan u ndërpre pas britmave dhe protestave nga një anëtar i krahut të majtë të Knesetit.
Fjalimi i Donald Trump-it u ndërpre sapo një deputet i opozitës, anëtar i parlamentit izraelit, i cili mbajti lart një copë letër ku shkruhej “Njihni Palestinën”.
Kryetari i Parlamentit, Amir Ohana, thirri me zë të lartë për rend mes kundërshtimeve të forta ndaj deputetit protestues, i cili u nxor shpejt jashtë.
Ohana dëgjohej duke thirrur emrin e Ofer Cassif, një politikan i krahut të majtë. Mediat lokale raportojnë se jashtë mund të jenë nxjerrë dy deputetë.
"Kjo ishte shumë efektive", tha presidenti amerikan para se të vazhdonte sërish fjalën e tij.

