TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës në Gjermani, Sinan Selen, paralajmëroi për një “kërcënim serioz” nga Hamasi në Gjermani dhe Evropë, duke theksuar se “negociatat e mundshme për paqe nuk nënkuptojnë fundin e alarmit”.
Duke folur më herët sot në Bundestag, parlamentin gjerman, Selen foli për një numër prej 32,500 personash që jetojnë në Gjermani dhe që i përkasin rrethit të Hamasit, duke vënë në dukje se ata janë rritur me 6% krahasuar me vitin 2024.
Gjermania ka qenë prej kohësh një ” zonë strehimi dhe infrastrukture” për Hamasin, i cili e konsideron vendin “teatrin e operacioneve” të tij, theksoi kreu i shërbimit, sipas mediave gjermane.
Ai iu referua arrestimit të fundit të tre anëtarëve të Hamasit, të cilët besohet se kanë planifikuar sulme kundër interesave, institucioneve dhe bizneseve hebraike në Gjermani.