BOTA, 13 Tetor 2025, 10:51

VIDEO/ Hamasi dorëzon 20 pengjet izraelite pas 738 ditësh, 100 mijë njerëz festojnë në Tel Aviv! Trump, në Izrael: Suksesi im më i madh diplomatik

VIDEO/ Hamasi dorëzon 20 pengjet izraelite pas 738 ditësh, 100

Pas 738 ditësh, Hamasi ka liruar 20 pengjet e gjallë izraelite në kuadër të fazës së parë të planit të paqes në Gaza. 7 të parët u liruan në mëngjes, ndërsa 13 të tjerët sapo iu dorëzuan Kryqit të Kuq. Ndërkohë, sa i përket trupave të 28 pengjeve të vdekur pritet të dorëzohen pasdite, sipas Channel 12.

Në Tel Aviv, në Sheshin e Pengjeve, rreth 100 mijë njerëz janë mbledhur për të festuar lirimin e tyre. Mes brohoritjeve, ata shikuan drejtpërdrejt lirimin në ekranet gjigante të vendosura aty. Përgjatë dy viteve, ky shesh u bë vendi ku izraelitët dhe familjet e pengjeve janë mbledhur për të shprehur ankthin dhe zemërimin e tyre pas rrëmbimit të tyre gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor të vitit 2023.

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka mbërritur në Izrael rreth orës 09:00. Ai zbarkoi nga Air Force One në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit, ku u prit nga Benjamin Netanyahu dhe presidenti Isaac Herzog. Ai do të flasë edhe në Knessetit, ndërsa më vonë do shkojë për në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, ku janë zhvilluar negociatat. 

Ndërsa ecte në tapetin e kuq në aeroport, Trump i tha Herzog dhe Netanyahut: "Është një ditë fantastike. Ndoshta dita juaj më e mirë deri më tani."

"Kjo është histori," u përgjigj Netanyahu.

Në një intervistë për Channel 12, Trump  e ka cilësuar marrëveshjen për t'i dhënë fund luftës në Gaza si "suksesin e tij më të madh diplomatik si president deri më tani". 

Pasi Hamasi dhe Izraeli ranë dakord për fazën e parë (lirimi i pengjeve dhe shkëmbimi i rreth 2 mijë të burgosurve), qeveria izraelite e miratoi marrëveshjen dhe armëpushimi hyri menjëherë në fuqi. Ndërkohë, negociatat do të vazhdojnë tashmë për fazën e dytë të planit të paraqitur nga Trump.

Trump nënshkruan librin e të ftuarve në parlamentin izraelit: Një fillim i ri, është nderi im i madh

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbërritur në ndërtesën e Knessetit në Jerusalem pasi ka udhëtuar me makinë nga aeroporti.

Trump u prit në Knesset nga kryetari i këtij organi, ku dhe shkroi mesazhin e tij në në një libër të ftuarish.

“Ky është nderi im i madh, një ditë e madhe dhe e bukur. Një fillim i ri”, shkroi presidenti amerikan përpara se të nënshkruante firmën e tij.

Trump: Lufta në Gaza ka mbaruar, ky është suksesi im më i madh diplomatik

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë me agjencinë e lajmeve izraelite Channel 12 Neës se marrëveshja e arritur për t'i dhënë fund luftës në Gaza mund të  konsiderohet si "suksesi i tij më të madh diplomatik si president deri më tani".

"Kjo mund të jetë gjëja më e madhe në të cilën kam qenë i përfshirë ndonjëherë", theksoi Trump.
Trump, i cili pritet të flasë në Knesset, deklaroi se lufta në Gaza ka mbaruar. 

"Kjo është një ditë e mrekullueshme, nuk kam parë kurrë një ditë si kjo. Lufta ka mbaruar, Hamasi do ta respektojë marrëveshjen", tha ai. 

Trump mbërrin në Izrael, momenti kur avioni Air Force One fluturon mbi Tel Aviv: Me grushtin lart dhe duke thënë ‘faleminderit’

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbarkoi në Izrael pak para orës 9:45 të mëngjesit të së hënës. 

Ai do të takohet me pengjet e liruara, do t’i drejtohet Knessetit dhe do të udhëtojë për në Sharm El Sheikh të Egjiptit, për të kryesuar një samit mbi Gazën, ku pritet të nënshkruhet një marrëveshje paqeje për rajonin. Donald Trump zbriti nga avioni Air Force One me grushtin ngritur, duke u thënë “faleminderit” në anglisht anëtarëve të komitetit mikpritës. 

Presidenti amerikan u prit nga Presidenti izraelit Isaac Herzog , së bashku me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe bashkëshorten e tij, Sara. Të tre madje biseduan për disa minuta. 

Komiteti amerikan përfshinte vajzën e Trump, Ivanka, dhëndrin e tij Jared Kushner, të cilit shumë ia atribuojnë marrëveshjen e Gazës, të dërguarin special Steve Witkoff dhe ambasadorin e SHBA-së në Izrael Mike Huckabee. 

Në fakt, në momentin që të mbledhurit në Sheshin Homer u njoftuan për uljen e Air Force One, ata shpërthyen në një britmë “faleminderit” për presidentin e SHBA-së. 

Kujtojmë se “Marrëveshja e Sharm el-Sheikh” synon t’i japë fund konfliktit në Gaza, me presidencën egjiptiane që thekson se objektivat e Samitit janë: 

– ndërprerja e armiqësive,
– forcimin e përpjekjeve për paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme dhe
– “hapja e një faqeje të re” në sigurinë rajonale. 

“Lufta mbaroi, a e kupton?”
Pak para se Air Force One të nisej nga Uashingtoni, Trump siguroi se lufta në Rripin e Gazës kishte “mbaruar”. 

“Lufta ka mbaruar. A e kuptoni këtë?” u tha ai gazetarëve që e shoqëronin, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me konfliktin e Izraelit me Hamasin. 

VIDEO/ Hamasi dorëzon 20 pengjet izraelite pas 738 ditësh, 100

VIDEO/ Hamasi dorëzon 20 pengjet izraelite pas 738 ditësh, 100