TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nga parlamenti izraelit ka falenderuar publikisht vajzën e tij, Ivanka Trump.
Ai tha se kjo e fundit e do shumë Izraelin, madje është konvertuar. Ai bëri dhe batuta për martesën e saj me Kushnër, ndërsa vlerësoi dhe dhëndrin e tij për kontributin e tij.
"Dua të falenderoj dikë që e do shumë Izraelin. Vajzën time. Ivanka është këtu. Ajo është konvertuar dhe është shumë e lumtur. Mendoj që është e lumtur. Ata kanë një martesë të shkëlqyer dhe kanë një raport shumë të mirë. Jared Kushner ka qenë një ndihmës i jashtëzakonshëm, ka bërë një gjë të veçantë, realizoi marrëveshjen Abrahamike.
Pra, kemi njerëz të talentuar të cilët punuan në këtë marrëveshje, është gjithashtu Marco Rubio i cili është këtu me ne. Është me ne edhe Sekretari i Luftës, Sekretari i Mbrojtjes. Ne fituam me vendosmëri luftën e parë dhe të dytë botërore dhe gjithçka tjetër në mes. Ne kemi fituar gjithçka dhe thamë pse të mos ia ndryshojmë emrin pra nga një ministër i Mbrojtjes, në një ministër i Luftës, ne gjithmonë kemi patur ushtrinë më të madhe në botë.”, tha Trump.