TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ramzan Kadyrov, udhëheqësi pro-Kremlinit i rajonit rus të Çeçenisë, bëri një reagim ku ka pranuar viktimat në radhët e forcave çeçene në pushtimin e Ukrainës.
“Fatkeqësisht, tashmë ka humbje jete në mesin e forcave të Republikës Çeçene”, shkruan ai në Twitter, raporton CNN.
“Dy vdiqën, gjashtë të tjerë u plagosën”, shkruan Kadyrov.
Qeveria ruse nuk ka publikuar statistika të detajuara për ushtarët e vrarë dhe të plagosur në Ukrainë, pavarësisht të dhënave nga mediat ndërkombëtare për viktimat në radhët e Rusisë.
Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, tha të martën se presidenti rus Vladimir Putin ishte informuar plotësisht për situatën në Ukrainë, por Peskov tha se nuk kishte informacion specifik për viktimat.