BOTA, 26 Mars 2022, 08:47

Zyrtari amerikan: Forcat ruse nuk po përgatiten të sulmojnë Kievin

Zyrtari amerikan: Forcat ruse nuk po përgatiten të sulmojnë
Foto- Ilustruese

Sipas një zyrtari të lartë amerikan,  trupat ruse nuk po përgatiten të sulmojnë kryeqytetin ukrainas. Zyrtari foli me një grup gazetarësh duke përfshirë BBC në Varshavë, në kushte anonimiteti.

“Rusia ka lëshuar 1250 raketa që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Avionët ushtarakë rusë kanë filluar të fluturojnë më shpesh, duke bërë deri në 300 fluturime në ditë,” tha ai.

Ai tha gjithashtu se vazhdojnë luftimet në fshatin Makariv pranë Kievit, ndërsa përparimi i trupave rusë ka ngecur në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.

“Trupat ruse ndodhen 15 km nga Mykolaiv ndërsa një pjesë tjetër e ushtrisë ruse arriti të “shkelte” mbi mbrojtjen e Izyum dhe të avanconte në jug të Donbasit”.

Gjithashtu sipas një burimi të Pentagonit, ushtria ukrainase mund të rimarrë kontrollin e Khersonit.