TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i shtypit të Pentagonit, John Kirby në një konferencë për shtyp ka deklaruar se Ukraina “ka marrë avionë shtesë”.
Amerika po punon për të çuar armët në Ukrainë me shpejtësi “të paprecedentë,” tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes më herët.
Që nga fillimi i pushtimit, administrata Biden ka autorizuar 2.3 miliardë dollarë dërgesa armësh dhe pajisjesh në Ukrainë të nxjerra nga inventarët e SHBA-së, si dhe 300 milionë dollarë të tjera si pjesë e Iniciativës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës, e cila blen armë nga prodhuesit.
Procesi i autorizimit të dërgesës së pajisjeve nga inventarët ushtarakë amerikanë në vendet e tjera, i cili ka marrë javë ose muaj në të kaluarën, mund të zgjasë jo më pak se 48-72 orë, tha zyrtari.