BOTA, 19 Prill 2022, 19:38

Scholz: Putini është përgjegjës për krimet e luftës në Ukrainë, vdekjet e civilëve nuk mund të anashkalohen

Scholz: Putini është përgjegjës për krimet e

Qëndrimi i Gjermanisë për krimet ruse në Ukrainë është tashmë i qartë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka ritheksuar se presidenti rus Vladimir Putin është përgjegjës për krimet e luftës.

“Ata që janë shkaktar për krimet e luftës, masakrat e civilëve në Bucha duhet të mbajnë përgjegjësi”, u shpreh ai.

Scholz ka shtuar se krimet në Ukrainë nuk mund të anashkalohen dhe se vdekja e civilëve është diçka që nuk mund të harrohet.