TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zyrtar i lartë rus ka thënë se Moska duhet të përgatitet për veprime të mundshme agresive nga NATO, raporton agjencia e lajmeve ruse TASS.
Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit në Rusi, Dmitry Medvedev tha se përforcimi i pranisë ushtarake nga NATO afër kufijve të Rusisë nuk janë vetëm fjalë, por realitet.
Javën e kaluar ai paralajmëroi NATO-n se nëse Suedisë dhe Finlanda i bashkohen aleancës euroatlantike, Rusia do të vendosë armë bërthamore dhe raketa hipersonike në një enklavë evropiane.
Përpara se të fillonte pushtimin e Ukrainës, Rusia kishte kërkuar që NATO të ndalonte çdo zgjerim të ardhshëm, por lufta ka çuar në vendosjen e më shumë forcave të NATO-s në krahun e saj lindor.