BOTA, 19 Prill 2022, 15:52

Putini hakmerret, dëbon 36 diplomatë belgë dhe holandezë

Putini hakmerret, dëbon 36 diplomatë  belgë dhe holandezë

Rusia njoftoi se Moska ka dëbuar 36 diplomatë belge dhe holandezë, në shenjë hakmarrjeje për dëbimin e diplomatëve rusë nga ambasadat në Bruksel dhe Hagë, pas sulmit rus në Ukrainë.

Autoritetet bëjnë me dije se qeveria ruse ka dëbuar 21 diplomatë belgë dhe 15 holandezë.

Rusia u ka dhënë diplomatëve afatin kohor prej dy javësh për tu larguar nga vendi.

Ndërkohë ditën e djeshme Moska dëboi dhjetë diplomatë bullgarë.