TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

BE planifikon të themelojë Fondin e Solidaritetit në mbështetje të Ukrainës, e cila është duke luftuar me Rusinë që prej 24 shkurtit.
Lajmi u njoftua nga presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, nëpërmjet një postimi në Twitter, pas një telekonference të thirrur nga presidenti amerikan Joe Biden.
Në të njëjtën kohë, z. Michel vuri në dukje koordinimin e mëtejshëm mes vendeve perëndimore ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.
With @POTUS & likeminded partners further coordinated response to Russia’s aggression against #Ukraine
— Charles Michel (@eucopresident) April 19, 2022
Discussed need for further humanitarian, financial & military aid.
The EU will develop Ukraine Solidarity Fund for immediate support & reconstruction of a democratic Ukraine.
“Ne diskutuam nevojën për ndihmë të mëtejshme humanitare, financiare dhe ushtarake ,” shtoi ai.
Shefi i politikës së jashtme të komisionit, Peter Stano, përsëriti më herët se BE do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën financiarisht dhe ushtarakisht derisa Rusia të ndalojë luftën.
I pyetur gjatë konferencës së sotme nga Komisioni nëse BE-ja po e zgjaste konfliktin ndërsa furnizonte me armë Ukrainën, Peter Stano tha se ”më shumë armë për Ukrainën do të thotë aftësi më të mëdha mbrojtëse të forcave të armatosura ukrainase".