TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një sulm me raketë nga ushtria ruse në provincën Donetsk të Ukrainës lindore vrau dy persona dhe plagosi të paktën gjashtë të tjerë në Kharkiv në verilindje të vendit, thanë sot zyrtarët lokalë.
Këto sulme ndodhën ndërsa ukrainasit dhe rusët po festojnë Pashkët.
“Në Pokrovsk, sulmet me raketa vranë dy njerëz dhe dëmtuan një shtëpi,” -tha Vadim Filaskin, guvernatori ukrainas i Donetsk, në një postim në Telegram.
Pokrovsk është rreth 60 kilometra në veriperëndim të qytetit të Donetskut, kryeqyteti i provincës së pushtuar nga Rusia me të njëjtin emër që Moska ka njoftuar se e ka aneksuar.
Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan nga ana e saj se Rusia lëshoi 24 dronë Shahed gjatë natës, nga të cilët 23 u rrëzuan.
“Një shtëpi dhe ndërtesa përreth u dogjën për shkak të sulmeve të Shahed. Gjashtë persona u plagosën, duke përfshirë një vajzë të lindur në vitin 2015”, tregoi Guvernatori i Kharkiv, Oleh Sinekhubov.