BOTA, 3 Maj 2024, 19:21

Kanadaja nxjerr raportin, gjen prova të ndërhyrjes së huaj në zgjedhje. Akuza Kinës

Kanadaja nxjerr raportin, gjen prova të ndërhyrjes së huaj

Një hetim zyrtar gjeti prova të ndërhyrjes së huaj në dy zgjedhjet e fundit federale të Kanadasë, por rezultatet e votave nuk u prekën dhe sistemi zgjedhor ishte i fortë, sipas gjetjeve fillestare të publikuara të premten.

Gjetjet konfirmojnë pohimin e Trudeau se Kina u përpoq të ndërhynte në zgjedhje, por rezultatet nuk u prekën. Komisioni do të publikojë raportin përfundimtar deri në fund të këtij viti. Megjithatë, Pekini ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo ndërhyrje. “Aktet e ndërhyrjes së huaj ndodhën gjatë dy zgjedhjeve të fundit të përgjithshme federale, por ato nuk minuan integritetin e sistemit tonë zgjedhor”, tha komisionerja Marie-Josee Hogue, e cila drejton hetimin e pavarur publik.

Komisioni i Ndërhyrjes së Jashtme u krijua vitin e kaluar nga qeveria e kryeministrit Justin Trudeau nën presionin e ligjvënësve të opozitës të pakënaqur me raportet e mediave mbi rolin e mundshëm të Kinës në zgjedhje. Komisioni është i mandatuar të hetojë akuzat për ndërhyrje të huaja në zgjedhjet e 2019 dhe 2021. “Sistemi ynë mbetet i shëndoshë. Votuesit ishin në gjendje të votonin, votat e tyre u regjistruan dhe u numëruan siç duhet dhe nuk ka asgjë që sugjeron se ka pasur ndonjë ndërhyrje në këtë drejtim. Megjithatë, aktet e ndërhyrjes që ndodhën janë një njollë në procesin tonë zgjedhor dhe ndikuan në procesin që çon në votën aktuale,” tha ajo.