BOTA, 4 Maj 2024, 15:51

Ministri i Ekonomisë përplas me makinë çiklistin

Ministri i Ekonomisë përplas me makinë çiklistin

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire është përfshirë në një aksident. Ai teksa drejtonte makinën e tij, goditi një çiklist që kaloi në semafor të kuq në Paris, raportuan mediat lokale, duke cituar policinë dhe rrethin e ministrit.

Ngjarja ndodhi të premten pas orës 19:30 kur Le Maire ishte duke u kthyer në shtëpi nga ministria me makinë. Çiklisti ka lënduar vetullën dhe ka mundësi të ketë edhe lëndime të tjera në kokë.

Gazeta Depeche raportoi në faqen e saj të internetit se Le Mer priti zjarrfikësit dhe ambulancën pranë çiklistit të plagosur. Vetë ministri nuk është lënduar. Le Maire, ashtu si “qytetarët e tjerë”, iu nënshtrua një testi alkooli dhe një testi droge, rezultatet e të cilave rezultuan negative, njoftoi rrethi i tij.