TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, në një fabrikë të kompanisë industriale Diehl Metal, raporton gazeta gjermane Bild.
Katastrofa mobilizoi të paktën 170 zjarrfikës në një zonë industriale të vendosur në perëndim të kryeqytetit gjerman, rruga Am Stichkanal në distriktin Berlin-Lichtefelde. Në një video të postuar nga kryeredaktori i Berliner Zeitung, Tomasz Kurianowicz, shihet ndërtesa e përfshirë nga flakët dhe tymi i zi në ajër.
Era, e cila fryn në drejtim të veriut, bën që shtëllungat e tymit të zi të ngrihen mbi rajonin e Berlinit. Tymi mund të përmbajë, sipas zëdhënësit të zjarrfikësve të Berlinit, Adrian Wanzel, të cituar nga Bild, acid sulfurik dhe cianid hidrogjeni që ishin ruajtur në këtë fabrikë të përpunimit të metaleve, duke përfshirë ndërtesën 2000 m², e cila u dogj në të paktën katër kate dhe u shemb.
Brand in Berlin. Angeblich ist das Unternehmen Diehl betroffen, das unter anderem sich an der Produktion von Rüstung beteiligt. Russische Medien haben den Brand bereits aufgegriffen. Video: Feuerwehrkreise. Mehr Info unter https://t.co/HShYV4r2TB pic.twitter.com/iPZAfsEbiu
— Tomasz Kurianowicz (@tomasz_kurian) May 3, 2024