BOTA, 2 Janar 2023, 17:29

Lufta në Ukrainë, vritet kineasti i njohur

Lufta në Ukrainë, vritet kineasti i njohur

Kineasti ukrainas, Viktor Onysko, është vrarë në vijën e frontit, tha të hënën Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, pa dhënë detaje të mëtejshme.

“Kaq shumë ukrainas të guximshëm dhe të talentuar po sakrifikojnë jetën e tyre në këtë luftë kundër hordhive të errësirës për të mbrojtur atdheun e tyre”, tha ministria e Mbrojtjes në një homazh në Twitter.

Onysko ka punuar në filma ukrainas duke përfshirë “The Stronghold”, “The Rising Hawk” dhe “Viddana”. Qendra Dovzhenko, arkivi shtetëror i filmit të Ukrainës, e quajti atë “një humbje të pabesueshme për komunitetin e filmit dhe Ukrainën.”

Lufta në Ukrainë, vritet kineasti i njohur