BOTA, 1 Janar 2023, 21:38

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Në natën e Vitit të Ri rrëzuam 45 dronë

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Në natën e Vitit të Ri

Dyzet e pesë drone Shahed u rrëzuan në natën e Vitit të Ri , 33 nga Forcat Ajrore dhe 12 të tjerë nga Mbrojtja Ajrore e Forcave Tokësore.

Kështu u shpreh në mesazhin e tij të mbrëmjes presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Sipas mesazhit te shperndare ne kanalin telegram Ukrainska Pravda, për Zelenskyn, ndjenja e unitetit të ukrainasve është në kontrast të plotë me frikën që ka mbizotëruar në Rusi:

“Ata kanë frikë, raketat, gjithçka tjetër nuk do t’i ndihmojnë. Sepse ne jemi bashkë. Dhe ata kanë frikë.”