TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërsa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të vitit 2022, rreziku për një luftë globale vijon të mbetet tejet e lartë.
Ndërkohë senatori rus Alexei Pushkov, etiketoi tre vende, sipas të cilit janë vatra të nxehta për një luftë globale.
“Ukraina, Tajvani dhe Gadishulli Korean janë tre vende ku zhvillimi i ngjarjeve mund të shkaktojë një konflikt ushtarak me pjesëmarrjen e fuqive kryesore botërore”, është shprehur senatori rus Alexei Pushkov.
Në një reagim në rrjete sociale, Pushkov shkroi se për shkak të politikës së Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera të NATO-s, Ukraina është pika kyç e një konflikti të tillë.
“Siria, e cila ishte gjithashtu një zonë me rrezik të lartë konflikti midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, nuk është më në listë; SHBA dhe aleatët e saj duhej të tërhiqeshin”, shkroi Pushkov.
Kujtojmë se situata në gadishullin korean dhe Tajvan vijon të mbetet e nxehtë, për shkak të politikave luftënxitëse të Koresë së Veriut dhe Kinës.