BOTA, 2 Janar 2023, 10:48

Australi, përplasen dy helikopterë, katër të vdekur dhe tre të lënduar

Australi, përplasen dy helikopterë, katër të vdekur dhe tre

Katër persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti ajror në Australi, pasi dy helikopterë u përplasën në ajër.

Aksidenti tragjik ndodhi në orën 14:00 (me orën lokale) pranë parkut turistik Sea World në rajonin e Gold Coast.

Sipas policisë, në momentin fatal të përplasjes njëri helikopter ishte duke u ulur dhe tjetri po ngrihej. Siç njoftojnë autoritetet vendase, viktimat dhe të plagosurit ndodheshin të gjithë në të njëjtin helikopter.

Autoritetet hetimore të Shërbimit të Reagimit Emergjent po hetojnë shkaqet e aksidentit tragjik.