TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

24 të burgosur janë arratisur nga një burg në Meksikën veriore pasi persona të armatosur, të dyshuar si anëtarë të një karteli droge, kanë sulmuar godinën e burgut me armë zjarri.
Sulmi ndaj burgut shtetëror Chihuahua ndodhi pak pas orës 07:00 (me orën lokale).
Grupi i armatosur mbërriti në ambientet e jashtme të burgut me automjete të blinduara, ndërsa fillimisht hapën zjarr ndaj rojeve të burgut.
BBC raporton se si pasojë e sulmit të armatosur, dhjetë persona u vranë, përfshirë katër të burgosur, ndërkohë 13 të burgosur kanë mbetur të plagosur.
Katër prej tyre po trajtohen në spital, thanë autoritetet e burgut.
Ushtria dhe garda kombëtare janë thirrur për të mbështetur autoritetet lokale për arrestimin e autorëve.
Qyteti i Chihuahua ka përjetuar vite të tëra përplasjesh të dhunshme midis karteleve rivale të drogës Sinaloa dhe Juarez, duke vrarë mijëra njerëz në dekadën e fundit.