BOTA, 1 Janar 2023, 22:07

Ish-ushtari tregon për arrestimin e Sadam Huseinit: Presidenti Bush ju dërgon të fala!

Ish-ushtari tregon për arrestimin e Sadam Huseinit: Presidenti Bush ju

Një ish-ushtarak amerikan, pjesë e forcave "Delta", ka rrëfyer për herë të parë pas 20 vitesh arrestimin e ish-Presidentit të Irakut, Saddam Hussein.

Ish-diktatori u arrestua më 13 dhjetor 2003 në qytetin e Ad-Dawr, Irak. Kanë qenë ushtarët që gjatë kontrolleve zbuluan një dhomë të nëndheshme të mbuluar me tulla.

Kevin Holland, ish-ushtaraku që ka qenë pjesë e atij misioni ka treguar në një podcast të gjithë operacionin.

Ai thotë se menjëherë pasi zbuluan dhomën e nëndheshme, dëgjuan një person i cili fliste arabisht dhe u afrohej ushtarëve.

“Papritur në dritë doli një person i parruar dhe i paqethur. Erdhi në drejtimin tonë, ishte Presidenti i Irakut”, thotë Holland.

Më pas, ish-ushtaraku tregon se Hussein ishte i armatosur me një pistoletë, dhe në një moment, tentoi ta nxirrte për t’ua drejtuar ushtarëve amerikanë.

“Ishte i armatosur me një pistoletë. Në një moment tentoi që ta nxirrte, por një prej ushtarëve tanë e goditi menjëherë me grusht në gojë. Pas kësaj, ai tha se është i gatshëm të negocionte me amerikanët. Ndërsa unë i thashë që Presidenti Bush ju dërgon të fala”, përfundon Holland.