TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Irani po përgatitet t’i sigurojë Rusisë ‘qindra mjete ajrore pa pilot, duke përfshirë drone-armë që t’i përdorë kundër Ukrainës.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan theksoi se ishte e paqartë nëse Irani i kishte ofruar Rusisë ndonjë nga sistemet pa pilot, por Shtëpia e Bardhë ka shpjeguar se ka informacione se Irani po përgatitet të trajnojë forcat ruse për t’i përdorur ato brenda këtij muaji.
“Informacioni ynë tregon se qeveria iraniane po përgatitet t’i sigurojë Rusisë deri në disa qindra UAV, duke përfshirë UAV-të e aftë për armë në një afat kohor të përshpejtuar”, është shprehur Sullivan.
Reagimi i Shtëpisë së Bardhë erdhi një ditë para udhëtimit të Joe Biden në Izrael dhe Arabinë Saudite, ku programi bërthamor i Iranit dhe aktivitetet malinje në rajon do të jenë një temë kryesore e diskutimit.
Sullivan vuri në dukje se Irani ka ofruar mjete ajrore të ngjashme pa pilot për rebelët Houthi të Jemenit për të sulmuar Arabinë Saudite përpara se të arrihet një armëpushim në fillim të këtij viti.