BOTA, 11 Korrik 2022, 14:58

“Dhurimi dëmtoi të ardhurat e familjes”- Kisha në Japoni konfirmon se nëna e autorit që vrau Shinzo Abe është anëtare e saj

“Dhurimi dëmtoi të ardhurat e familjes”- Kisha në

Nëna e të akuzuarit për vrasjen e ish kryeministrit japonez Shinzo Abe është anëtare e kishës së Unifikimit, të cilën i dyshuari e ka përmendur ne deklaratën e tij pas krimit të rëndë javën e kaluar.

Kisha, anëtarët e së cilës njohët si Moonies konfirmoi në një konferencë për shtyp ditën e hënë se nëna e Tetsuya Yamagami i cili u arrestua pasi qëlloi ndaj Abe merr pjesë në takime rreth njëherë në muaj.

Yamagami, 41 vjeç, u ka thënë hetuesve se fillimisht kishte synuar të shënjestronte liderin e organizatës, por se kishte synuar gjithashtu të vriste Abe, për të cilin ai pretendonte se kishte promovuar kishën në Japoni.

Ai tha se nëna e tij kishte bërë një dhurim të madh për kishën më shumë se 20 vite më parë gjë që kishte dëmtuar financat e familjes.

Tomihiro Tanaka, presidenti i degës japoneze të Federatës së Familjes për Paqen dhe Bashkimin Botëror nuk pranoi të komentojë mbi donacionet, duke përmendur hetimin e policisë për vdekjen e Abe në qytetin perëndimor të Nara.