TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro ka njoftuar se qeveria e tij është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me Moskën për të blerë naftë shumë më lirë nga Rusia.
Bolsonaro njihet për një marrëdhënie miqësore me presidentin rus, Vladimir Putin. Megjithatë ai nuk ka pranuar të publikojë më shumë detaje rreth kësaj marrëveshje.
Sakaq çmimet e larta të karburantit kanë dëmtuar shpresat e tij për një rizgjedhje të mundshme përpara zgjedhjeve presidenciale të tetorit, duke e lënë atë pas në sondazhet e opinionit publik pas ish-udhëheqësit Brazilian Luzi Inacio Lula da Silva.